“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Thabit ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Asimi nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse e ke ndërsyer qenin tënd dhe ke thënë “bismilah”, pastaj ai e ka kapur prenë ose e ka mbytur, atëherë ha prej saj! Por, nëse qeni ka ngrënë, mos ha prej saj, sepse e ka gjuajtur për vete. Nëse qentë janë përzier, ndërkohë ti nuk ke thënë “bismilah" për qentë e tjerë, pastaj ata e kanë kapur prenë dhe e kanë mbytur, atëherë mos ha prej saj, sepse nuk mund ta dish cili e ka mbytur! E, në qoftë se e ke goditur prenë dhe e ke gjetur pas një a dy ditësh, duke mos parë në të gjurmë tjetër pos plagës së shkaktuar nga shigjeta jote, atëherë haje. E, nëse ka rënë (është mbytur) në ujë, mos e ha!””