“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë me rreth treqind burra, me në krye Ebu Ubejden, në drejtim të bregdetit për të vëzhguar një karvan kurejshish: (Ai rrëfen:) “Na kaploi një uri aq e madhe, saqë u detyruam të hanim gjethe pemësh, gjë për të cilën u quajtëm Ushtria e Gjetheve të Pemës. Ndërkohë, deti na nxori një balenë të ngordhur, e cila quhej balena kokëmadhe. Hëngrëm prej saj gjysmë muaji dhe u lyem me yndyrën e saj, derisa lëkurat tona na u përmirësuan. Pastaj, Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe e ngriti në këmbë, saqë një kalorës kaloi nën të (nën harkun e saj). Më vonë, kur na kaploi prapë uri e madhe, një burrë nga mesi ynë theri tri deve, pastaj tri të tjera, derisa Ebu Ubejde ia ndaloi.””