“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton: “Në betejën e Ushtrisë së Gjetheve të Pemës, udhëheqës yni ishte Ebu Ubejde. Gjatë rrugës na kaploi një uri shumë e madhe, por nuk shkoi gjatë dhe deti na hodhi një balenë të ngordhur. Asnjëherë nuk kemi parë si ajo (në madhësi). E quanin balena kokëmadhe. Hëngrëm prej saj gjysmë muaji. Pastaj Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe një kalorës kaloi nën të (nën harkun e saj).””