“Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një robëreshë e tyre ruante bagëtitë në kodrën Selë (në Medinë). Njëherë, ajo hetoi se një dele gati për të ngordhur, andaj theu një rrasë guri dhe e theri delen me të. Atëherë Kabi tha: “Mos e hani, derisa të shkoj te Pejgamberi ﷺ dhe ta pyes, ose të dërgoj dikë që ta pyesë.” Pasi shkuan te Pejgamberi ﷺ, ose pasi dërguan dikë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që ta hanë atë.”