“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Esved ibn Kajsi se Xhundub ibn Sufjan Bexheliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, therëm disa kurbane bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, por disa persona i kishin prerë kurbanet e tyre para namazit (të Bajramit). Kur Pejgamberi ﷺ u kthye tek ata, pa se i kishin therur kurbanet e tyre para namazit, andaj u tha: “Ai që e ka bërë therjen para namazit, le të therë edhe një tjetër në vend të tij (pas faljes) . Ndërkaq, ai që nuk e ka bërë therjen derisa e kemi mbaruar namazin, le ta therë tani me “bismilah !””