“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Para se të Dërguarit të Allahut ﷺ t'i zbriste shpallja, e kishte takuar Zejd ibn Amër ibn Neufelin poshtë luginës Beldeh. I Dërguari i Allahut ﷺ i ofroi atij strajcën me mish, por ai refuzoi të hante prej saj.” Pastaj Zejdi tha: “Unë nuk ha atë që ju (kurejshët) e therni për putat tuaj, por vetëm atë që është therur në emër të Allahut.””