“Ahmed ibn Jakubi na ka thënë: Na ka rrëfyer Is'hak ibn Seid ibn Amri, e ky e ka dëgjuar babain e tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shkoi te Jahja ibn Seidi, ku pa një djalosh të familjes së Jahjait tek kishte lidhur një pulë dhe po e gjuante. Ibn Omeri shkoi e zgjidhi pulën dhe e mori së bashku me djaloshin e u tha (familjarëve): “Qortojeni djalin tuaj të mos e lidhë këtë shpend për ta mbytur, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ndalojë ngujimin e kafshëve shtëpiake e të ndonjë kafshe tjetër për ta goditur deri në ngordhje.””