“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri se Seid ibn Xhubejri rrëfen: “Kam qenë me Ibn Omerin kur kaluam pranë disa djelmoshave që kishin ngujuar një pulë dhe e merrnin në shenjë. Me të parë Ibn Omerin, u shpërndanë dhe e lanë pulën. Ibn Omeri pyeti: “Kush e ka bërë këtë?” I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë që vepron kështu.” Transmetimin e fuqizon Sulejmani nga Shuëbe, i cili thotë: “Na ka treguar Minhali nga Seidi se Ibn Omeri ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë që i gjymton kafshët.” Këtë e transmeton edhe Adiu nga Seidi, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”