“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Idrisi se Ebu Thalebe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar mishin e gomarëve.” Transmetimin e Salihut e fuqizojnë Zubejdiu dhe Ukajli nga Ibn Shihabi. Ndërsa Maliku, Mameri, Maxhishuni, Junusi dhe Ibn Is'haku transmetojnë se Zuhriu ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar çdo kafshë të egër që ka dhëmbë shqyes.””