“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehab Thekafiu nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i vajti një burrë e i tha: “U hëngrën të gjithë gomarët!” Më pas vajti një tjetër e i tha: “U hëngrën të gjithë gomarët!” Pastaj vajti edhe një tjetër e i tha: “U zhdukën gomarët!” Fill pas kësaj, Pejgamberi ﷺ urdhëroi një thirrës që të lajmërojë njerëzit: “Vini re! Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ kanë ndaluar mishin e gomarëve, ai është i ndyrë!” Sakaq, të gjithë kazanët, të cilët vlonin përplot me mish, u derdhën.””