“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar se Maliku transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehli se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Halid ibn Velidi i ka treguar se ai bashkë me Pejgamberin ﷺ kishin hyrë në shtëpinë e Mejmunes, ku i sollën një dab të pjekur. Pejgamberi ﷺ zgjati dorën drejt dabit, por njëra prej grave të pranishme tha: “Tregojini të Dërguarit të Allahut ﷺ se çfarë gjëje do të hajë!” I thanë: “Është dab, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ e tërhoqi dorën mbrapa. Halid ibn Velidi tha: “A është haram, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Jo, por ne nuk e kemi përdorur asnjëherë në viset tona (në fisin tim) , andaj neveritem prej tij.” Halidi thotë: “Unë pastaj e copëtova dhe e hëngra, ndërkohë që i Dërguari i Allahut ﷺ më shikonte.””