“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe, e ky e ka dëgjuar Ibn Abasin se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u pyet rreth miut që ka rënë në gjalpë dhe ka ngordhur, tha: “Hidheni miun dhe gjalpin përreth tij, e hajeni pjesën e mbetur.” Dikush i tha Sufjanit: “Mameri po e tregon këtë hadith nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi, e ky nga Ebu Hurejra?!” Tha: “Zuhriun e kam dëgjuar duke e transmetuar vetëm nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Mejmunia, e kjo nga Pejgamberi ﷺ; ndërkohë këtë e kam dëgjuar disa herë.””