“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu nga Junusi se Zuhriu, kur tregon rreth gjallesës që ka ngordhur në vaj ose në gjalpë, të mpiksur ose të lëngshëm, qoftë mi, qoftë diçka tjetër, thotë: “Na është transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se, kur është pyetur për miun që ka rënë në gjalpë, ka urdhëruar që miu dhe gjalpi përreth tij të hiqen, ndërsa pjesa e mbetur të hahet.” Kjo është transmetuar në hadithin e Ubejdullah ibn Abdullahut.”