“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Omer ibn Ubejd Tanafisiu nga Seid ibn Mesruku, e ky nga Abaje ibn Rifae se gjyshi i tij Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim dhe na iku një deve. Një burrë e gjuajti me shtizë dhe e zuri. Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. Andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni me to në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nganjëherë ne ndodhemi nëpër beteja ose udhëtime dhe nuk kemi thika me vete?” Tha: “Shiko! Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, ju lejohet ta hani, përveç nëse është (derdhur gjaku me) dhëmb ose thua. Sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës.””