“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje nga Ejubi, e ky nga Ibn Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Bajramit të Kurbanit Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ther kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë atë (pas namazit) .” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, në këtë ditë njerëzve u pëlqen të hanë mish, - pastaj përmendi disa fqinjë të tij (që kishin nevojë për mish). - Unë kam një dhi më të vogël se një vjeçe, por ajo ka më shumë mish sesa dy dele.” Pejgamberi ﷺ ia lejoi, por nuk e di nëse ky lehtësim ishte edhe për të tjerët apo vetëm për të. Më pas, Pejgamberi ﷺ shkoi te dy desh dhe i theri, ndërsa njerëzit ua mësynë deleve të vogla dhe i shpërndanë ato, - ose ka thënë: “... i ndanë ato.””