“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush arrin të falë një rekat të namazit të ikindisë, para se të perëndojë dielli, le ta plotësojë namazin e tij. Po ashtu, nëse dikush arrin të falë një rekat të namazit të sabahut, para se të lindë dielli, le ta plotësojë namazin e tij.””