“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibrahimi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kohëqëndrimi juaj në këtë botë, në raport me popujt e tjerë para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Tevrati iu dha bartësve të vet (hebrenjve) , të cilët punuan deri në mesditë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Inxhili iu dha bartësve të vet (të krishterëve) , të cilët punuan deri në namaz të ikindisë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Neve na u dha Kurani, me të cilin punuam deri në perëndim të diellit, andaj u shpërblyem me nga dy kiratë. Bartësit e dy librave të mëparshëm thonë: - O Zoti ynë! Këtyre u dhe nga dy kiratë, kurse neve vetëm nga një. Ne punuam më shumë se ata. - A mos vallë ju kam bërë padrejtësi sa i përket shpërblimit tuaj? - u thotë Allahu Fuqiplotë. - Jo, - thonë ata. - E po, kjo është mirësia Ime, ia jap kujt të dua, - thotë Allahu.””