“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Kasimi se Ibn Hababi i ka treguar se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se një ditë, kur ishte kthyer prej udhëtimit, i kishin ofruar pak mish. I kishin thënë: “Ky është mish i kurbaneve tona.” Në këtë rast ai kishte thënë: “Largomani! As që do ta kërkoj.” Ebu Seidi tregon: “U ngrita dhe dola, derisa mbërrita te vëllai im, Ebu Katadja, - të cilin e kishte vëlla prej nënës dhe ishte pjesëmarrës në Bedër. - Ia përmenda këtë, e në atë rast ai më tha: “Pas teje (gjatë mungesës sate) ka ardhur një urdhër i ri.””