“Ebu Asimi na ka treguar nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: - “Kush ther kurban, të mos mbesë në shtëpinë e tij, pas tri ditësh, asnjë copë mishi!” Pastaj, kur erdhi viti tjetër, i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a të veprojmë siç vepruam vitin e kaluar?” - “Hani, ushqeni të tjerët dhe depononi, sepse vitin e kaluar njerëzit ishin në varfri, andaj desha t'u ndihmoni atyre”, - tha Pejgamberi ﷺ.”