“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, natën e Israsë, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi në Kuds, ia sollën dy enë: njërën me verë e tjetrën me qumësht. Ai ua hodhi një shikim dhe e mori qumështin. Xhibrili i tha: “Falënderimi i takon Allahut që të frymëzoi drejt natyrshmërisë së pastër! Sikur ta merrje verën, umeti yt do të devijonte.” Transmetimin e Shuajbit e kanë fuqizuar Mameri, Ibn Hadi, Othman ibn Omeri dhe Zubejdiu.”