“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kam dëgjuar një hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin askush pos meje s'do t'jua tregojë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: përhapja e injorancës, pakësimi i diturisë, përhapja e zinasë, përhapja e pirjes së alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë mbikëqyrës një mashkull të vetëm.””