“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun të ketë përmendur se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Humejdi, një burrë ensar, erdhi me një enë me qumësht nga Nekia (emër vendi) te Pejgamberi ﷺ. Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Sikur ta mbuloje, qoftë dhe duke vendosur një shkop mbi të!” Këtë ma ka treguar edhe Ebu Sufjani nga Xhabiri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”