“Mahmudi më ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi prej Mekës, Ebu Bekri, i cili ishte bashkë me të, tha: “Kaluam pranë një bariu, ndërkohë që të Dërguarin e Allahut ﷺ e pati zënë etja.” Ebu Bekri vazhdoi: “Unë mola pak qumësht në një enë prej së cilës ai piu, aq sa më kënaqi. Ndërkohë, Suraka ibn Xhuëshumi na arriti me kalin e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u lut kundër tij. Pastaj Suraka i kërkoi Pejgamberit ﷺ të tërhiqte lutjen kundër tij, në mënyrë që të kthehej nga kishte ardhur. Pejgamberi ﷺ veproi ashtu.””