“Ibrahim ibn Tahmani transmeton nga Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “U ngrita te Sidreja dhe, ç'të shihje, aty ishin katër lumenj: dy lumenj të dukshëm dhe dy të fshehur. Dy të dukshmit janë: Nili dhe Eufrati, kurse dy të fshehtët janë dy lumenj të Xhenetit. Pastaj, m'i sollën tri enë: 1. Një enë me qumësht, 2. Një me mjaltë dhe 3. Një me verë. Unë e mora atë që kishte qumësht dhe piva prej saj, e në atë rast më thanë: “E qëllove natyrshmërinë e pastër, ti dhe umeti yt.” Hishami, Seidi dhe Hemami e transmetojnë nga Enes ibn Maliku, e ky nga Malik ibn Saësae, e ky nga Pejgamberi ﷺ, në lidhje me lumenjtë, por nuk i kanë përmendur tri enët.”