“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri nga babai i tij se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja në këmbë, në lagje, dhe po u shërbeja xhaxhallarëve të mi lëng hurmash, ndërkohë që isha më i riu prej tyre, dikush tha: “Alkooli u ndalua!” Pastaj tha: “Derdheni atë!” Sakaq, ne e derdhëm.” Transmetuesi (Sulejman ibn Tarhani) tha: “E pyeta Enesin: “Çfarë lloj pijeje ishte ajo?” - Prej hurmave të njoma dhe të posapjekura, - tha Enesi. Ebu Bekër ibn Enesi shtoi: “Ky lëng hurmash ishte alkooli i tyre.” Ndërkaq, Enesi nuk e mohoi këtë gjë. (Sulejmani thotë:) “Dikush nga shokët e mi më ka treguar se Enes ibn Maliku ka thënë: “Atëkohë, ai lëng ishte alkooli i tyre.””