“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur fillon të bjerë errësira e natës, mbani fëmijët tuaj brenda, sepse atëkohë shpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë një pjesë e mbrëmjes, lejoni të dalin. Po ashtu, mbyllini dyert duke thënë “bismilah”, sepse shejtani nuk mund të hapë një derë të mbyllur. Po ashtu lidhni kacekët tuaj, duke thënë “bismilah" dhe mbuloni enët tuaja duke thënë “bismilah”, qoftë dhe duke vendosur diçka mbi to, si dhe fikni kandilat tuaj.””