“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhibi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të pihet drejtpërdrejt prej grykave të enëve (kacekëve).” (Zuhriu shtoi:) “Domethënë, të përthyhet gryka e kacekut dhe të pihet prej tij.””