“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të pihet drejtpërdrejt prej grykave të enëve (kacekëve).” Abdullahu ka thënë: “Mameri, ose dikush tjetër, ka thënë: “Domethënë, të pihet nga grykat e tyre.””