“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ejubi se Ikrime ka thënë: “A doni t'ju tregoj disa gjëra të shkurtra që na i ka rrëfyer Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të pihet prej grykës së kacekut ose prej enës me grykë, si dhe ka ndaluar që dikush të mos e lejojë fqinjin e vet të mbështesë ndonjë dru në murin e tij.””