“Ebu Mamer Abdullah ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde se Abdullah Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos lejoni që beduinët t'jua ndryshojnë emrin e namazit të akshamit.” Beduinët akshamin e emërtonin me emrin e jacisë.”