“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e jacisë, - që disa njerëz e quajnë el-atemeh, - pastaj u kthye nga ne dhe tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë mbi tokë.””