“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muaviu ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka ndaluar: 1. Unazat e arit, 2. Veshjen e mëndafshit, 3. Armaçin, 4. Mëndafshin e vrazhdë (istebrak), 5. Veshjet e mëndafshta (kasije) dhe 6. Shalën (shtrojën) e mëndafshtë. Ndërkaq, na ka urdhëruar: të përcjellim xhenazen, të vizitojmë të sëmurin, të përhapim selamin.””