“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha i sëmurë rëndë, Pejgamberi ﷺ me Ebu Bekrin erdhën në këmbë për të më vizituar, e në atë rast më gjetën të alivanosur. Pejgamberi ﷺ kishte marrë abdes e më kishte spërkatur me ujë të abdesit. Kur m'u kthye vetëdija, e pashë Pejgamberin ﷺ e i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me pasurinë time? Si ta ndaj atë?” Ai nuk më dha ndonjë përgjigje derisa zbriti ajeti i trashëgimisë.””