“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Imran Ebu Bekri se Ata ibn Ebu Rebahu tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më tha: “A dëshiron të ta tregoj një grua që është banore e Xhenetit?” - Posi, - i thashë. Ai vazhdoi: Kjo grua e zezë pati ardhur te Pejgamberi ﷺ e i pati thënë: “Unë herë pas here alivanosem, kështu që zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “ Nëse do, duro, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, do ta lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Ibn Abasi tha: “Kështu, Pejgamberi ﷺ u lut për të.” Muhamedi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Mahledi nga Ibn Xhurejxhi se ka thënë: “Më ka rrëfyer Atai se e ka parë Umu Zuferin, atë grua të gjatë e të zezë, te mbulesa e Qabesë.””