“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Hadi nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Nëse robin tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (sytë) dhe ai bën durim, ata të dy do t'ia kompensoj me Xhenet.” Transmetimin e Ibn Hadit e fuqizojnë Eshath ibn Xhabiri dhe Ebu Dhilali nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”