“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ shkoi te një beduin për ta vizituar. Ai, sa herë që vizitonte ndonjë të sëmurë, thoshte: “La bes, tahur inshallah (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu) !” Ai ia ktheu: “Pastrim the? Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!””