“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një djalosh i hebrenjve, që i shërbente Pejgamberit ﷺ, u sëmur, andaj Pejgamberi ﷺ i shkoi në vizitë dhe i tha: “Bëhu musliman.” Kështu, djaloshi e pranoi Islamin. Seid ibn Musejebi transmeton nga i ati (se ka thënë): “Kur iu afrua vdekja Ebu Talibit, Pejgamberi ﷺ shkoi tek ai.””