“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz hynë te Pejgamberi ﷺ për ta vizituar teksa ishte i sëmurë. Ai, duke qenë ulur, ua fali namazin, ndërsa ata filluan të falen në këmbë. Atëherë ai ua bëri me shenjë: “Uluni.” Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë rukunë, bëjeni edhe ju, e, kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju, e, nëse falet ulur, edhe ju faluni ulur.” Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton nga Humejdiu se ka thënë: “Ky hadith është shfuqizuar, sepse, kur Pejgamberi ﷺ është falur për herë të fundit, është falur ulur, ndërsa njerëzit pas tij janë falur në këmbë.””