“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë që përjetonte dhimbje të mëdha. Ia vura dorën sipër dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, vërtet paske dhimbje të mëdha!” Më tha: “Ashtu është, unë kam dhimbje sa dy prej jush.” I thashë: “Kjo, se ti ke shpërblim të dyfishuar?” Më tha: “Po.” Pastaj tha: “Çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, sëmundje a diçka tjetër, Allahu ia shkund mëkatet e tij ashtu siç i shkund pema gjethet e saj.””