“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani Ibn Ebu Nexhihu dhe Ejubi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po e ndizja zjarrin nën tenxhere, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë meje dhe më tha: “Vallë, po të mundojnë morrat e kokës?” - Po, - i thashë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e thirri berberin, i cili m'i rroi flokët, pastaj më urdhëroi ta bëj shpagimin (meqë isha në ihram).””