“Jahja ibn Jahja Ebu Zekerija na ka thënë: Na ka rrëfyer Sulejman ibn Bilali nga Jahja ibn Seidi se Kasim ibn Muhamedi tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ah, ç'po më dhemb koka!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Nëse ndodh kjo (të vdesësh) duke qenë unë gjallë, unë kërkoj falje dhe lutem për ty.” Aishja tha: “Oh, çfarë sprove! Për Allahun, unë mendoj se ti dëshiruake që unë të vdes. Po të ndodhte kjo, ti do të vazhdoje në fund të ditës të hyje dhëndër te ndonjë nga gratë e tua.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Në të vërtetë, edhe mua po më dhemb shumë koka! Unë desha të dërgoja dikë tek Ebu Bekri dhe djali i tij e të caktoja halifen (në vendin tim) , që njerëzit të mos flasin e lakmitarët të mos lakmojnë. Allahu refuzon (dikë tjetër pos Ebu Bekrit) , e edhe besimtarët.””