“Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Sulejmani nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith Ibn Suvejdi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hyra te Pejgamberi ﷺ, ndërkohë kishte dhimbje të mëdha. E preka dhe i thashë: “Paske dhimbje të mëdha!” - “Ashtu është. Unë kam dhimbje sa dy prej jush”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Ti e ke shpërblimin të dyfishtë? - e pyeta. - “Po, çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, sëmundje a diçka tjetër, Allahu ia shkund mëkatet e tij ashtu siç i shkund pema gjethet e saj”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””