“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah ibn Ebu Seleme, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu nga Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi të më vizitojë në vitin e Haxhit Lamtumirës, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kisha, e në atë rast i thashë: “Më ka goditur një sëmundje e rëndë (prej së cilës ndoshta edhe do të vdes), siç po e sheh. Unë kam shumë pasuri, ndërkohë trashëgimtare kam vetëm një vajzë. A të jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime?” - “Jo” , - tha ai. - A të jap lëmoshë gjysmën? - e pyeta. - “Jo.” - Po një të tretën? - “Një të tretën, madje edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë (të varfër) e t'u lypin njerëzve. Për çdo lëmoshë që jep, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate”, - tha Pejgamberi ﷺ.””