“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Mameri. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndodhej në agoninë e vdekjes, në shtëpinë e tij ndodheshin ca burra, mes tyre edhe Omer ibn Hatabi. Pejgamberi ﷺ tha: “Më sillni një letër, që t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni më!” Në atë rast Omeri tha: “Vërtet Pejgamberin ﷺ e ka kapluar dhimbje e rëndë, ndërkaq ju tanimë e keni Kuranin, andaj na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grindeshin. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë Pejgamberi ﷺ një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin atë që e tha Omeri. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtim pranë Pejgamberit ﷺ, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Largohuni!” Ibn Abasi thoshte: “Vërtet është fatkeqësi e madhe të bëhesh pengesë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe shkrimit të asaj letre; gjithë kjo për shkak të përçarjes me njëri-tjetrin dhe shamatës.””