“Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili nga Xhuajdi se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tezja ime më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilit i tha: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë.” Pejgamberi ﷺ ma lëmoi kokën dhe u lut për mua për bekim, pastaj mori abdes dhe unë piva nga uji i mbetur. Dola mbrapa shpinës së tij dhe mes dy shpatullave ia pashë vulën e pejgamberisë në formë të vezës së pëllumbit.””