“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Thabit Bunaniu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos e kërkojë vdekjen për shkak të vështirësisë që e ka goditur. Por, nëse i duhet medoemos ta kërkojë atë, atëherë le të thotë: “O Allah, më jep jetë, nëse jeta është me e mirë për mua dhe ma merr shpirtin, nëse vdekja është më e mirë për mua!””