“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali nga Halid ibn Dhekvani se Rubeja bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur luftonim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, luftëtarëve u jepnim për të pirë dhe u shërbenim, ndërsa të vrarët dhe të plagosurit i bartnim për në Medinë.””