“Husejni na ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Muniu, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e këtij i ka treguar Salim ibn Afasi nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shërimi gjendet në tri gjëra: 1. Konsumimin e mjaltit, 2. Kupën e hixhames dhe 3. Hekurin e skuqur, porse unë ia ndaloj umetit tim hekurin e skuqur.” Kumiu e transmeton këtë nga Lejthiu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Abasi se Pejgamberi ﷺ ka përmendur vetëm mjaltin dhe hixhamen.”