“Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Seidi nga Katadja, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Vëllai im lëngon nga barku!” Ai i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Vajti për së dyti, e Pejgamberi ﷺ prapë i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Pastaj vajti për së treti, e ai prapë i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Herën tjetër vajti e i tha: “Ashtu kam vepruar.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd ka gënjyer . Jepi të hajë mjaltë!” Pas kësaj, hëngri e u shërua.””