“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Selam ibn Miskini, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona, të cilët i kishte goditur një sëmundje, vajtën te Pejgamberi ﷺ e i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na streho dhe na ushqe!” Kur u bënë më mirë me shëndet, thanë: “Klima e Medinës nuk po na përshtatet.” Kështu, Pejgamberi ﷺ i çoi te vendi i quajtur Harra, në një kope të tij devesh, dhe u tha: “Pini qumështin e tyre!” Kur u shëruan, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ dhe e morën me vete kopenë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i çoi njerëzit në kërkim të gjurmëve të tyre, i kapi dhe ua preu duart e këmbët, si dhe ua damkosi sytë. Kam parë se si ndonjëri prej tyre e fërkonte tokën me gjuhë derisa vdiste. Selam ibn Miskini thotë: “Më është transmetuar se Haxhaxhi i ka thënë Enesit: “Më trego cili ka qenë dënimi më i rëndë të cilin e ka përdorur Pejgamberi ﷺ?” Ai ia tregoi këtë. Kur Hasani mori vesh për këtë, tha: “Do të doja të mos i kishte treguar.””